top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR: SHPARTALLOHET ORGANIZATA KRIMINALE E DREJTUAR NGA DRITAN GJIKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 6, 2024
  • 2 min read
ree

Kuito, Ekuador | Një operacion i madh policor u zhvillua në Ekuador dhe në Spanjë kundër agjenturës shqiptare të krimit ordiner.


Operacionet policore u koduan “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”.

Gjer më tash, të arrestuarit janë rreth 30 veta.


Gazeta Universi (El Universo) shkruan se të arrestuarit mbanin lidhje me një organizatë kriminale të trafikut të drogës të drejtuar nga z. Dritan Gjika.


Sot, gjatë orëve të para të mëngjesit, u kryen 57 kontrolle në Ekuador dhe në Spanjë.


Kontrollet në Ekuador u kryen në Guajas (Guayas), El Oro, Shën Elena (Santa Elena), Kotopaksi (Cotopaxi), Piçinça (Pichincha), dhe Azuai (Azuay).

Kontrollet në Spanjë u kryen në Barcelonë, Málagë, Marbelë dhe Valencia.


Në Ekuador u arrestuan 18 veta.


Në Spanjë u arrestuan 12 veta.


Kombësitë e tyre janë ekuadoriane, spanjolle, argjentinase, kolumbiane dhe kineze.


Sipas hetimeve penale, z. Dritan Gjika ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila, ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi, deri në koordinimin e shitjes në Europë.


Për këtë çështje, organizata pati bashkëpunimin e disa personave, që ndihmuan në koordinimin e transportit, deri në kufirin me Ekuadorin, konkretisht në provincën e Karaçit (Carchi).


Prej aty ngarkesa e drogës vazhdoi rrugën e saj tokësore për në qendrat e veprimit në provincat e Kotopaksit (Cotopaxi), Los Ríos-it dhe Guajasit (Guayas), ku u grumbulluan sasi të mëdha substancash të paligjshme.


Organizata kriminale dërgonte kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.


Kumtohet se gjer më tash në operacionin “Gran Fénix 13”, janë sekuestruar:

1- 2 ton 377 kg drogë.

2- 450.000 euro.

3- 10 armë zjarri.

4- 25 automjete.

5- 22 pasuri.

6- 27 aparate celulare.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page