REMZI AZEMI | I NJOHUR NË QARQET KRIMINALE SI BASHKËPUNËTOR I DRITAN REXHEPIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 6, 2023
- 1 min read

Shkup, Maqedoni e Veriut | Z. Remzi Azemi njihet në qarqet kriminale të agjenturës së krimit ordiner që vepron brenda dhe jashtë territorit administrativ të Republikës së shqipërisë si një ndër bashkëpunëtorët e afërt të z. Dritan Rexhepi, (ky i fundit tashmë i arrestuar në Turqi).
Z. Azemi është arrestuar në vitin 2014, gjatë zhvillimit të një operacioni policor me synim goditjen institucionale të tregtisë së drogërave që zhvillohej në rajonin e Ballkanit (midis të arrestuarve kishte shqiptarë e ekuadorianë, rreth 11 veta).
Z. Remzi Azemi, së bashku me z. Fadil Kaçaniku kanë banuar në Guajakuil (Guayaquil), të Ekuadorit, dhe ishin kryesisht të përqendruar në ruajtjen dhe sigurimin e lëndës narkotike (kokaine) e cila, ishte e destinuar për trafikim drejt Europës. Ishte pikërisht aty ku z. Azemi iu bë një sulm i armatosur, nga i cili, shpëtoi paq (u plagos), dhe kjo sepse gjendej në një automjet të blinduar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments