LAGJJA “5 MAJI”; ELBASAN | LORENC ZERELLARI U BË OBJEKT SULMI NË BANESË; DENONCOI SE MASKAT I GRABITËN ME DHUNË RRETH TRIDHJETË MIJË (30000) €.

Lagjja “5 Maji”, Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se disa subjekte (meshkuj) të veshur me uniforma policore shkuan në banesën:
1- Z. Lorenc Zerellari, të cilit i grabitën me dhunë rreth tridhjetë mijë (30000) €.
Deklearatë | “Mos lëviz; Policia e Shtetit.
Çohu se do të të marr me vete.
Ishin me uniforma policie, të maskuar dhe me pranga.
Këto që kanë ardhur kanë ardhur me spiunllëk.
Kam punuar në të zezë, edhe policia më tha pse ti me gjithë këto para.
30 mijë euro i kam siguruar nga puna jashtë.
Nënës sime i ka rënë 4 herë të fikët”.
Kështu denoncoi z. Zerellari gjatë një prononcimi mediatik.
Njoftim | Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet.
Vijon ndjekja për kapjen e tyre.
Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
Policia ka sekuestruar automjetin, ndërsa po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, njoftoi Policia e Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments