DETAJE NGA VEPRIMTARIA E AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER NË EKUADOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 7, 2024
- 2 min read
Kuito, Ekuador | Detaje u zbardhën nga operacioni bipolar ekuadoriano-spanjoll kundër Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner.
Policitë përkatëse kryen 21 kontrolle në Spanjë, në Marbella dhe Malaga.
Kërkime të mëtejshme u zhvilluan në Barcelonë, Valencia, Sevilla, Granada dhe Kadiz (Cadiz).
Njëkohësisht, përtej Atlantikut, policia ekuadoriane kreu 56 kontrolle në vende të ndryshme në të gjithë vendin.
Agjentura shqiptare e Krimit Ordiner kishte lidhur fijet me zyrtarët e korruptuar më të lartë të Ekuadorit, me qëllim trafikimin e kakainës drejt Europës.
Autoritetet thanë se operacioni kriminal synonte të importonte të paktën 3.2 ton në portet e Spanjës të maskuar mes bananeve, duke përfituar nga pozicioni i Ekuadorit si eksportuesi numër një në botë i frutave.
Mbi 30 anëtarë të grupit të krimit ndërkombëtar, të drejtuar nga z. Dritan Gjika, me moshë 48 vjeç, u arrestuan, përfshirë ndërsa 12 në Spanjë.
Z. Gjika, futi këmbët në Ekuador në vitin 2013, dhe dyshohet se ishte mbikqyrës në laboratorët e prodhimit të kokainës.
Në Spanjë u sekuestruan pasuri materiale me vlerë mbi 13 milionë €.
Bashkëpunimi kompleks kriminal përfshinte transportin e kokainës nga Valle del Kauka (Cauca) në Kolumbi për në portin e Guajakuilit në Ekuador.
Prej aty, droga fshihej mes dërgesave me banane, dhe ngarkohej në anije mallrash që kishin si drejtim final portin e Malagës, por edhe pika të tjera hyrëse në Europë.
Z. Uilliam (Willian) Villarroel, drejtori kundër narkotikëve i Policisë Kombëtare të Ekuadorit, tha se grupi përdori gjashtë kompani në Ekuador, dhe katër në Spanjë, për të vendosur drogën midis dërgesave të bananeve.
“Ata kishin një aktivitet të madh tregtar përmes të cilit lehtësonin pastrimin e parave”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Pavarësisht se arriti të mbante një dosje të pastër kriminale në Ekuador që kur mbërriti në vend, z. Gjika ngriti dyshime me operacionet e tij të biznesit.
Një hetim dyvjeçar zbuloi pozicionin e tij në krye të prodhimit dhe logjistikës në Amerikën e Jugut, duke mbikëqyrur jo vetëm prodhimin, por edhe ekipet që dërgonin kokainën në portet e Ekuadorit.
Emri i tij u bë i njohur pas lidhjes së tij me biznesmenin e vrarë Ruben Çerres (Cherres), trupi i të cilit u gjet me shenja torturash në Shën Elenë (Santa Elena), në bregdetin e Ekuadorit.
Z. Çerres (Cherres) ishte mik i kunatit të ish-presidentit ekuadorian. Operacioni që po vazhdon, deri më tani ka sekuestruar më shumë se 400 mijë euro të thata, një numër të madh pronash të patundëshme, automjete liksoze, dhe pasuri të ndryshme financiare.
Policia gjithashtu njoftoi arrestimin e një zyrtari të lartë të portit të Malagës, i cili, vepronte si kallauz për tregtarët grosistë të drogës.
Kreu i Njësisë së Analizës së Riskut të portit ishte pjesë e një operacioni kontrabandë që kontrollonte efektivisht skanerin e inspektimit të drogës në objekt për një vit e gjysmë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments