top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | KREMLINI U KA DHËNË URDHRA AGJENTËVE TË FSHEHTË TË SHTOJNË PËRPJEKJET PËR TË VRARË ZYRTARËT EVROPIANË TË MBROJTJES.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Moska po shton përpjekjet për të vrarë zyrtarët evropianë të mbrojtjes”.


Ky është alarmi i ngritur nga agjencitë perëndimore të inteligjencës që i ka shtyrë subjektet përgjegjës të rrisin masat e sigurisë rreth drejtuesve të tyre të nivelit të lartë.


Vrasjet e civilëve evropianë (dikur të konsideruara tabu edhe nga agjencitë ruse të inteligjencës) po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në këto plane.


“Drejtorët ekzekutivë dhe punonjës të tjerë të nivelit të lartë janë bërë shënjestra të operativëve të Kremlinit”.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times”, i cili komunikoi me zyrtarë nga pesë agjenci të ndryshme të inteligjencës.


“Niveli i kërcënimit në Evropë është rritur.


Për pronën, por edhe për njerëzit”, - tha një zyrtar i lartë.


Burimet thonë gjithashtu se drejtuesit e kompanive më të vogla po bëhen shënjestër, veçanërisht ata të përfshirë në prodhimin e dronëve ose komponentëve të tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page