TIRANË | KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NIKO: BASHKËPUNIMI SHQIPTARO-GREK ËSHTË THELBËSOR PËR STABILITETIN RAJONAL.

Tiranë, Shqipëri | “Bashkëpunimi shqiptaro-grek, thelbësor për stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën europiane të Ballkanit.
Në Forumin Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik, në fokus partneriteti mes dy vendeve, mbështetja e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në ekonomi, energji, turizëm dhe teknologji.
Dialogu, besimi i ndërsjellë dhe projektet konkrete janë kontribut për zhvillimin e rajonit, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe afrimin e Ballkanit me Europën”.
Kështu shkroi kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments