MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) E KA BËRË TË QARTË SE NUK KA NEVOJË PËR BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 2 min read

Romë, Itali | “Trajektorja e politikës amerikane ishte e qartë edhe para ardhjes së Presidentit Tramp (Trump), gjë që vetëm sa përshpejtoi një rrugë të pakthyeshme.
ShBA-ës janë të angazhuara në një konkurrencë gjithnjë e më të vështirë, komplekse dhe të ashpër me Kinën, dhe çdo veprim, vendim dhe sjellje duhet të lexohet brenda këtij konteksti.
Presidenti Tramp (Trump) thjesht e ka bërë të qartë se Bashkimi Evropian është pak ose aspak i dobishëm për të në këtë garë”.
Kjo u deklarua nga Ministri italian i Mbrojtjes Guido Kroseto (Crosetto) në një postim në rrjetin social virtual Iks (X) ku komentoi Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ës, duke shtuar se çdo vendim, çdo veprim i ardhshëm do të trajtohet me një objektiv të vetëm; forcimin e ShBA-ës në konkurrencën me Kinën.
Këtë qasje, Minsitri Kroseto (Crosetto) e përcakton si pragmatike, të pandjeshme, utilitare dhe të fokusuar ekskluzivisht në supremacinë ekonomike dhe teknologjike në vitet e ardhshme, sepse kjo do të thotë supremaci në këtë shekull.
“Lajmi i keq - shton ai - është se ne duhet (sipas mendimit tim, ne duhet) të mendojmë për atë që aleatët tanë amerikanë na kanë ofruar, falas, deri më tani; siguri, mbrojtje dhe parandalim. Nuk po flas vetëm për sigurinë ushtarake”.
Minsitri Kroseto (Crosetto) gjithashtu deklaron se me zgjedhje politike, në vitet e fundit kemi ndërtuar dhe konsoliduar një numër të madh marrëdhëniesh dypalëshe me kombe që mund të na ndihmojnë në rrugën tonë të ardhshme (në Afrikë, Gji, Azi, Amerikë të Jugut, Australi) për të siguruar dhe forcuar sigurinë ekonomike, energjetike dhe strategjike të furnizimit.
“Me zgjedhje, ne kemi kontribuar një shtysë të vogël pozitive për një Evropë që kishte humbur kontaktin me trajektoret e botës, duke menduar se mund ta formësonte atë sipas imazhit dhe ngjashmërisë së saj.
E vogël, sepse rezistenca ideologjike dhe burokratike që hedh poshtë një qasje të shpejtë dhe pragmatike ndaj realiteteve në zhvillim është shumë e fortë dhe e rrënjosur thellë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments