top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): UKRAINA NUK DO TË JETË NË GJENDJE TË RIFITOJË TERRITORET E HUMBURA AS ME NDIHMËN TONË; RUSIA NUK DO T'I BRAKTISË KURRË; I FUTI NË KUSHTETUTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Rimarrja e territoreve të humbura në vitin 2014 dhe pas shkurtit 2022 tani konsiderohet e pamundur nga të gjithë.


Rusia nuk do t’i braktisë kurrë dhe Ukraina nuk do të ketë forcën t’i ripushtojë vetë, madje as me ndihmën tonë.


Putini nuk mund të kthehet pas, veçanërisht sepse ndryshoi kushtetutën, duke i bërë territoret e pushtuara si ruse në çdo aspekt, dhe kështu e vendosi veten në një pozicion ku nuk mund të negocionte”.


Kështu deklaron Guido Kroseto (Crosetto), Ministër i Mbrojtjes, në librin e ri të z. Bruno Vespa, me titull “Finimondo”, i cili, do të botohet të enjten, më 30 tetor, nga “Mondadori-Rai Libri”.


Kur z. Vespa pyet nëse Presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) është i gatshëm të nënshkruajë cedimin e të gjitha territoreve, ministri Kroseto (Crosetto) deklaroi se:

1- Hipoteza e parë e paraqitur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara është të flasim për cedime, …


Dhe a do të bjerë ndonjëherë dakord Ukraina me cedimin e katër provincave të pushtuara?


Nuk e di.


Varet vetëm prej tyre të vendosin nëse sakrifica më e madhe është cedimi i territoreve apo vazhdimi i një lufte të përgjakshme që mund të përkeqësohet.


Vdekjet ukrainase janë 520 mijë, vdekjet ruse janë më shumë se 1 milion.


Dallimi është se ukrainasit i dinë humbjet e tyre, ndërsa populli rus nuk ka ide”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page