top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKOLLA TOP GUN F35 NË SIÇILI; E PARA JASHTË SHBA-ës | MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KROSETO (CROSETTO): MBROJTJA ËSHTË NJË MUNDËSI PËR PAQE DHE ZHVILLIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 2
  • 2 min read
Avioni luftarak F-35.
Avioni luftarak F-35.

Kalieri (Cagliari), Itali | Në fund të viteve 1980, ishte avioni luftarak F-14 Tomcat, falë filmit Top Gun me aktorin Tom Kruiz (Tom Cruise), ai që i prezantoi publikut të gjerë stërvitjen e pilotëve që fluturojnë me avionë ushtarakë.


Sot, e njëjta rrugë - e përditësuar - për të trajnuar elitën e luftimeve ajrore bëhet në Itali në Shkollën Ndërkombëtare të Trajnimit të Fluturimeve në bazën ajrore Decimomannu, pak kilometra nga Kaljari.


Top Gansat (Guns) amerikanë do të mbërrijnë së shpejti në Sardenjë për t'u trajnuar, ndërsa ishulli tjetër i madh italian, Siçilia, do të jetë vendi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara ku do të trajnohen pilotët e F-35-të.


Njoftimi erdhi nga Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto (Crosetto), i cili së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Serxho Matarela (Sergio Mattarella), morën pjesë në ceremoninë për t'u dhënë shqiponjat 16 pilotëve që sapo kanë përfunduar fazën 1 të trajnimit të tyre.


Disa do të vazhdojnë trajnimin e tyre në Sardenjë për t'u bërë Top Guns të vërtetë. Italia është gjithashtu i vetmi vend në botë ku mblidhen avionët F-35, në Cameri në Piemonte, sepse e ardhmja ndërtohet jo duke u kufizuar vetëm në mbrojtje, por duke e bërë mbrojtjen një motor inovacioni social, ekonomik dhe teknologjik. Dhe ky është një shembull i kësaj”, nënvizoi Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto (Crosetto).


Ne kemi nevojë për një mbrojtje të fortë kryesisht për të garantuar paqen dhe sigurinë, sepse nuk ka demokraci pa paqe dhe siguri.


Nuk ka të ardhme apo spitale pa një mbrojtje të fortë. Mbrojtja nuk mund të shihet si një kosto, por është një mundësi për zhvillim, siç demonstrohet nga kompanitë Leonardo dhe Fincantieri”, tha ai.


Leonardo është partneri teknologjik i Forcave Ajrore në projektin Ifts në Decimomannu, ku shkolla e pilotëve shtrihet në një sipërfaqe prej 130000 metrash katrorë, duke pritur, përveç Italisë, 11 vende aleate të huaja, 22 avionë M-346 dhe dy simulatorë të aftë për të bashkëvepruar me avionët në fluturim për të rikrijuar misione virtuale. Modeli Ifts duhet të eksportohet sepse ka nevojë për mbi 2000 pilotë në nivel global”, shpjegoi CEO-ja i shoqërisë Leonardo, Roberto Çingolani (Cingolani), duke njoftuar zgjerimin e operacioneve të shkollës nga 80 në 100 pilotë të trajnuar në vit.


Ka disa kërkesa nga vende të ndryshme për të ngritur një strukturë të ngjashme jashtë vendit”, i bëri jehonë presidentit të Leonardo-s, Stefano Pontekorvo (Pontecorvo).


Sistemi i trajnimit tani bazohet në një integrim njeri-makinë që është tashmë e ardhmja në shumë sektorë. Tani industria po punon edhe me inteligjencën artificiale”, shpjegoi Gjenerali Antonio Konserva (Conserva), Shefi i Shtabit të Forcave Ajrore.


Megjithatë, inteligjenca artificiale nuk do ta zëvendësojë kurrë plotësisht praninë njerëzore, do të jetë një ndihmë për ata që duhet të marrin vendime dhe të bashkëveprojnë me një mjedis shumë kompleks ku vetëm aftësitë njerëzore, për fat të keq, nuk do të jenë më të mjaftueshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page