MBRETËRIA E BELGJIKËS | PALLATI MBRETËROR: MBRETI FILIP (PHILIP) I-rë PRITI NË AUDIENCË KRYEMINISTRI BART DË UEJVËR (BART DE WEVER); I NGRIU DORËHEQJEN.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Mbreti Filip (Philip) I-rë priti kryeministrin Bart dë Uejvër (Bart De Wever) në audiencë.
Kryeministri dha dorëheqjen pas dështimit të negociatave për buxhetin.
Mbreti rezervoi vendimin e tij dhe duke filluar nga nesër, do të fillojë një seri konsultimesh me udhëheqësit e partive në pushtet”.
Kështu kumtoi Pallati Mbretëror.
“Mbreti shpreh keqardhjen që nuk është arritur asnjë marrëveshje për një buxhet të besueshëm të përshtatshëm për sfidat aktuale.
Në një kontekst të karakterizuar nga pasiguri e madhe gjeopolitike dhe vështirësi të konsiderueshme ekonomike, vendi nuk mund të përballojë një krizë të zgjatur politike”, - u tha në kumtim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments