top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SUEDISË | FRIGORIFERËT E SUPERMARKETEVE SHKUAN NË 50 GRADË CELSIUS; HAMENDËSOHET PËR SULM KIBERNITIK.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 hours ago
1 min read

Stokholm, Mbretëria e Suedisë | Një rritje e papritur e temperaturave në frigoriferë dhe ngrirës deri në 50 gradë Celsius bëri që sistemet e ftohjes së disa supermarketeve në Suedi të dështonin brenda natës, duke rritur frikën e një sulmi hakerash të ngjashëm me atë që ndodhi në Francë më 12 tetor.


“Po i zbrazim ngrirësit tani; nuk ka shumë gjëra të tjera që mund të bëjmë.


Po fillojnë të qetësohen përsëri, por gjithçka është shkatërruar tashmë”, - tha z. Dennis Vidal, menaxher i njërit prej dyqaneve në Suedinë jugore, i cituar nga enti emdiatik televiziv publik “SVT”.


Disa supermarkete në rrjetet “Ica” dhe “Coop” mbetën të mbyllura në orët e para të mëngjesit të sotëm për të menaxhuar krizën, por aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar të shkakut, megjithëse ekziston frika nga një sulm hakerash.


“Jemi të vetëdijshëm se një numër i kufizuar dyqanesh u prekën nga një incident gjatë natës që kompromentoi sistemet e ftohjes dhe ngrirjes në dyqane”.


Kështu tha zëdhënësi i supermarketeve “Ica Group”, Gustaf Nilsson, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “TT”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page