KRYEMINISTRI BELG BART DE VEVËR (WEVER): PËRDORIMI I ASETEVE TË NGRIRA RUSE ËSHTË SIPËRMARRJE E VËSHTIRË POR E MUNDSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 25 minutes ago
- 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri belg Bart De Vevër (Wever) tha se përdorimi i aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën do të ishte një sipërmarrje e vështirë, por e mundur, nëse aleatët evropianë veprojnë në mënyrë të koordinuar.
Ai u tha gazetarëve pas takimit të tij dypalësh në Dauning Strit (Downing Street) me kryeministrin britanik Keër Starmër (Keir Starmer).
Kryeministri De Vevër (Wever) theksoi se Kryeministri Starmër (Starmer) i kupton problemet tona, përgjegjësitë tona, shqetësimet tona ligjore në lidhje me lirimin e aseteve të Moskës.
Pastaj ai kujtoi se sa e ndryshme është situata midis Londrës dhe Brukselit; ata kanë 8 miliardë euro asete ruse të imobilizuara, ne kemi 190 - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
































Comments