NË DISA VENDE TË BASHKIMIT EVROPIAN TEMPERATURA E FRIGORIFERËVE NË SUPERMARKETE SHKOI DERI NË 50°C DUKE SHKAKTUAR DËME TË MËDHA EKONOMIKE.

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Një rritje e papritur e temperaturave në frigoriferë dhe ngrirës deri në 50 gradë Celsius bëri që sistemet e ftohjes së shumë supermarketeve në Mbretërinë e Suedisë dhe atë të Belgjikës të dështonin brenda natës, duke rritur frikën e një sulmi hakerash të ngjashëm me atë që ndodhi në Francë më 12 tetor 2026.
Estonia, Luksemburgu dhe Irlanda janë goditur gjithashtu nga sulme kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes së supermarketeve”.
Kështu raportuan entet mediatike të Bashkimit Evropian.
Në Belgjikë, sulmet kibernetike ndaj sistemeve të ftohjes me pakicë në shkallë të gjerë kanë goditur disa dyqane të rrjeteve kryesore të vendit, duke përfshirë “Delhaize”, “Carrefour”, “Spar” dhe “Intermarché”.
Sulmi ndoqi të njëjtën mënyrë veprimi të vërejtur në Francë dhe shënjestroi sistemet e ftohjes rreth mesnatës midis të dielës dhe të hënës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments