top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | AVOKATI PLARENT NDERCA: MINISTRI I DREJTËSISË TONI GOGU TAKOI FSHEHURAZI KRYETARIN E ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ NË BURGUN E FIERIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
14 minutes ago
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Avokati i kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, z. Plarent Ndreca, denoncoi gjatë një komunikimi mediatik se mbrëmjen e së premtes, 30.102026, ministri i drejtësisë i Republikës së Shqipërisë, Toni Gogu, ka kryer një vizitë urgjente në IEVP Fier, e cila nuk është e regjistruar formalisht.


Kumtohet se ministri Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante kapele; ai i ka përcjellë kryetarit të arrestuar Veliaj porositë dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama.


“Jam me porosi të kryeministrit këtu.


Dua të të përcjellë tekstualisht atë që kryeministri më ka porositur:


1- Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër.


2- Dorëzo mandatin urgjentisht.


3- Delego pushtetin te emrat që do të them unë.


4- Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca; në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”.


Kryetari i arrestuar Veliaj është përgjigjur menjëherë me shprehjen: “Edhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi”.


Kështu u kumtua nga një mori entesh mediatike shqiptare.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
TIRANË | ANDI SHTËPANI U ARRESTUA.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Andi Shtëpani, me moshë 26 vjeç. 2- Z. Leonardo Kol

 
 
 
TIRANË | LEONARDO KOLA U ARRESTUA.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Andi Shtëpani, me moshë 26 vjeç. 2- Z. Leonardo Kol

 
 
 
TIRANË | FRENKLI ÇULLHAJ U ARRESTUA.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Andi Shtëpani, me moshë 26 vjeç. 2- Z. Leonardo Kol

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page