KRYEMINISTRI BELG BART DE VEVËR (WEVER): JEMI GATI TË NDËRMARRIM VEPRIME LIGJORE KUNDËR PËRDORIMIT TË ASETEVE RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Kryeministri Bart De Vevër (Wever) paralajmëroi se Belgjika nuk do ta përjashtonte mundësinë e ankimit ligjor nëse detyrohet të pranojë përdorimin e Nenit 122 të Traktatit, me një vendim të Bashkimit Evropian me shumicë të kualifikuar dhe jo unanimisht, për të financuar kredinë e dëmshpërblimit për Ukrainën bazuar në asetet sovrane ruse”.
Kështu raporton agjencia belge e lajmeve “Belga”.
“Përdorimi i këtij neni është afër një sanksioni”, tha ai, dhe për këtë arsye duhet të kërkojë unanimitet.
Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të gjetur një zgjidhje që do të lejonte mbështetjen e vazhdueshme financiare për Kievin, duke kërkuar alternativa ndaj aseteve ruse, kryesisht të mbajtura në Belgjikë në llogaritë Euroclear-it.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments