top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BELGJIKËS | GERD GJINARARI (I NJOHUR RËNDOM EDHE SI GERD “GJENERALI”) U ARRESTUA; DORAS NË VRASJEN E NAIM ZYBERIT NË VITIN 1997.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Gerd Gjinarari
Z. Gerd Gjinarari

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner që vepron në territorin belg, strukturat vendore të Policisë së Integruar të Belgjikës arrestuan:

1- Z. Gerd Gjinarari, i njohur rëndom edhe si Gerd “Gjenerali”.


Ndaj tij, autoritetet italiane të drejtësisë penale kanë shqiptuar dënim penal me heqje të përjetshme të lirisë, për vrasjen e:

1- Z. Naim Zyberi, në vitin 1997, në Milano të Italisë.


Aktin kriminal e vuri në zbatim së bashku me:

1- Z. Arben Grori.


Pasi u ekstradua në Shqipëri në vitin 2019 ai u lirua me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin por z. Gjinarari tashmë ishte arratisur dhe për pasojë u shpall në kërkim policor ndërkombëtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page