FSHATI SHKORRET; NJËSIA ADMINISTRATIVE OROSH; REPS; MIRDITË | VALTER LLESHI U VRA ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 minutes ago
- 2 min read

Fshati Shkorret, Njësia Administrative Orosh, Reps, Mirditë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Valter Lleshi, me moshë 45-vjeç, u vra me armë zjarri nga subjekte tash për tash të paidentifikuar, ndërkohë që udhëtonte me një automjet të shoqërisë tregtare “Balkan Basalt”.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Tetëmbëdhjetë (18) gëzhoja arme zjarri.
Viktima e aktit kriminal dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e:
1- Z. Anton Keli, kushëri i z. Tonin Gjini dhe i z. Preng Gjini.

Disa muaj më parë u gjet lëndë plasëse në automjetin që ai drejtonte.
Ai konsiderohet lidhje e fisit Reçi, i cili prej shumë vitesh është në konflikt kriminal me fiset Gjini dhe Bardhi.
Fiset Reçi, Gjini dhe Bardhi janë të përfshirë në vëllavrasje.
Në vitin 1995 u vra z. Ilir Reçi.
Z. Dod Gjini u akuzua se kishte vrarë OPGj-në Ndue Kaza, i cili kishte ndërhyrë për të shojtur sherret mes palëve.
Në vitin 1997 u vra z. Dod Gjini dhe z. Agustin Gjini
U vra gjithashtu z. Nikolin Gjini.
Në vitin 2016 u vra z. Saimir Jaku.
Në 28 prill të vitit 2017 u vra z. Gaspër Reçi në Romë.Në Mbretërinë e Belgjikës u vra z. Kreshnik Gjini.
Në muajin gusht të vitit 2018 u plagos z. Arben Gjini.
Më 13 gusht të vitit 2019 u vra z. Armando Gjini.
Më 7 janar të vitit 2020 u vra z. Kastriot Reçi.
Në muajin shtator të vitit 2020 u tentua të vritej me lëndë plasëse z. Preng Gjini.
Në 15 muajin dhjetor të vitit 2020 u vra z. Anton Keli.
Në muajin mars të vitit 2023, u tentua të vritej z. Saimir Reçi.
Më vonë u vra z. Martin Bardhi.
Në vitin 2025 u vra Kristian Marku (Bardhi).

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments