top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | VEPRIMTARI ANTI-ISLAMIK STIVEN JAKSLI-LENËN (STEPHEN YAXLEY-LENNON) I NJOHUR RËNDOM SI TOMI (TOMMY) ROBINSON U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë, mbështetur mbi ligjet kundër terrorizmit, arrestuan:

1- Veprimtarin anti-islamik Stiven Jaksli-Lenën (Stephen Yaxley-Lennon), i njohur rëndom si Tomi (Tommy) Robinson.


Ai u ndalua në aeroportin Hithrou (Heathrow), të shtunën, ku iu sekuestrua telefoni, pas një jave kur ai postoi shumë në internet rreth trazirave raciste dhe anti-emigrantëve në Irlandën e Veriut.


Ai u ndalua për rreth tre orë sipas Aktit Kundër Terrorizmit dhe Sigurisë Kufitare.


Telefoni im është sekuestruar nga policia. Ju lutem më ndihmoni të krijoj fondin tim ligjor për mbrojtje”, tha ai në rrjetet shoqërore virtuale.


Ai shkroi në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) disa herë javën e kaluar rreth dhunës që përfshiu Belfastin, pasi një video u bë virale që tregonte goditjen brutale me thikë të një burri, i cili humbi njërin sy në sulm.


Një burrë sudanez është akuzuar për tentativë vrasjeje. Policia ka thënë se nuk po e trajton sulmin si terrorizëm.


Në ditët që pasuan, protestuesit shënjestruan shtëpi dhe biznese në pronësi të pakicave etnike ose banorëve të huaj, në atë që ministri britanik për provincën e quajti dhunë raciste.


Politikanët vendas kanë thënë se agjitatorët e ekstremit të djathtë në internet kanë ndihmuar në koordinimin ose promovimin e dhunës.


Pa e përmendur emrin, një zëdhënës i policisë tha se oficerët kishin ndaluar një burrë rreth të 40-ave në aeroportin Hithrou (Heathrow), të shtunën, pas kthimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar nga Federata Ruse nëpërmjet Turqisë.


Ai u intervistua nga oficerët dhe pajisjet e tij të komunikimit u sekuestruan. Ai u lirua më pas”, tha zëdhënësi policor.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page