top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKB | U BOTUA NJË RAPORT TRONDITËS MBI QËNDRIMET E KORRUPTUARA TË EKSPERTËVE MË TË LARTË TË TË DREJTAVE TË NJERIUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Një hetim prej 104 faqesh sapo është botuar; ai tregon se ekspertët më të lartë të të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara kanë braktisur rolin e monitoruesve të pavarur dhe tani janë veprimtarë politikë ose individë të korruptuar të paguar nga diktaturat për të minuar demokracitë.


Raporti paraqet profilin e 13 Raportuesve Specialë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së.


Disa shembuj:


- Reem Alsalem, raportuesja speciale e OKB-së për dhunën ndaj grave, ka refuzuar të pranojë masakrën e 7 tetorit, ka mohuar krimet seksuale të Hamasit kundër grave izraelite dhe ka amplifikuar propagandën e lidhur me Hamasin.


- Alena Douhan, raportuesja speciale e OKB-së për ndikimin negativ të masave të njëanshme shtrënguese, mori 1.3 milion dollarë fonde nga Republika Popullore e Kinës, Rusia dhe Katari.


- Ben Saul, raportuesi special i OKB-së për luftën kundër terrorizmit, mori 150 mijë dollarë nga Republika Popullore e Kinës. Edhe pse ai rregullisht i kritikon shtetet perëndimore, ai ka refuzuar të lëshojë ndonjë deklaratë mbi persekutimin e ujgurëve myslimanë nga Republika Popullore e Kinës, të cilin Pekini e justifikon si kundërterrorizëm.


- Tlaleng Mofokeng, raportuesi special i OKB-së për të drejtën e shëndetit, tha se Hamasi nuk është terrorist dhe mbështeti legjitimitetin e luftës së armatosur.


- Michael Fakhri, raportuesi special i OKB-së për të drejtën e ushqimit, akuzon Kanadanë për kryerjen e gjenocidit. Megjithëse Venezuela ndalon rregullisht monitoruesit e OKB-së, Fakhri u ftua posaçërisht për një vizitë, të cilën e përdori për të lëvduar regjimin e diktatorit Maduro.


- George Katrougalos, një ish-ministër i jashtëm grek që shërbente si ekspert i pavarur i OKB-së për një rend ndërkombëtar demokratik dhe të barabartë, mori 100 mijë dollarë nga Republika Popullore e Kinës në vitin 2025.


Në të njëjtin vit, ai promovoi librin e presidentit Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe vlerësoi vizionin e hapjes, zhvillimit dhe dialogut të tij dhe të ardhmen e përbashkët për njerëzimin.


Ai gjithashtu udhëtoi për në Teheran atë vit, ku u takua me zëvendësministrin e jashtëm të regjimit, Kazem Gharibabadi, për të vajtuar së bashku krimet izraelite dhe amerikane.


- Irene Khan, raportuesja speciale e OKB-së për lirinë e shprehjes, mbylli sytë ndaj shkeljeve të rënda dhe sistematike të lirisë së fjalës nga regjimet në Arabinë Saudite, Venezuelë dhe Mianmar, si dhe mbylljeve të internetit nga Irani dhe Turqia, megjithatë ajo i kushtoi një raport të tërë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dënimit të shteteve perëndimore për shtypjen e supozuar të protestave pro-palestineze.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page