GJIRI I KSAMILIT; SARANDË | NJË MJET LUNDRUES U PËRFSHI NË AKSIDENT UJOR ME MJETIN E POLICISË SË SHTETIT; ALBANO (ALBIANO) KREÇI MBETI I VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Gjiri i Ksamilit, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe ato të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore morën dijeni se:
1- Një mjet lundrues u përfshi në aksident ujor me mjetin e Policisë së Shtetit (kufitare).
Si pasojë, mbeti i vdekur:
1- Z. Albano (Albiano) Kreçi, me moshë rreth 22 vjeç, nga Ksamili.
Në lidhje me sa më sipër po kryen veprimet e parashikuara nga legjisacioni në fuqi për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti vdekjeprurës.
Njoftim | Ksamil, Sarandë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.
Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments