TIRANË | U EKSTRADUA NGA MBRETËRIA E BELGJIKËS MARIO ÇELA (VËLLAI I SUEL ÇELËS I NJOHUR EDHE SI SULË ÇELA); ANËTARË ORGANIZATE KRIMINALE PËR TË CILËN SPAK-u KA LËSHUAR MBI 21 URDHËR ARRESTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Mbretëria e Belgjikës:
1- Z. Mario Çela (vëllai i z. Suel Çela, i njohur edhe si Sulë Çela).
Ai ishte i arrestuar në vitin 2024 nga autoritetet belge të hetimit penal mbështetur mbi një urdhër arresti ndërkombëtar të shqiptuar ndaj tij në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila, lëshoi në atë kohë urdhër-arrest (edhe për z. Suel Çela); i cili, konsiderohej drejtues i një organizate kriminale, përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryerjen e veprimeve korruptive në sistemin gjyqësor dhe organizimin e skemave të pastrimit të të hollave me origjinë kriminale.
Organizata kriminale u godit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në fund të muajit nëntor të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme lëshoi mbi njëzet e një (21) urdhër arreste.
Veprimtaria kriminale e organizatës financohej nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike me burim Amerikën Latine; lëndë narkotike që eksportoheshin drejt tregjeve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Njoftim | Këtu do të botohet njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit kur të bëhet publik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments