MBRETËRIA E BASHKUAR | KRYEMINISTRI ENDI BËRNEM (ANDY BURNHAM) PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ne jemi pranë jush dhe kjo nuk do të ndryshojë”.
Kështu tha kryeministri Endi Bërnem (Andy Burnham) kur priti presidentin Volodimir Zelenski në Dauning Strit (Downing Street), duke përsëritur se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën nuk ka gjasa të ndryshojë.
Kryeministri Bërnem (Burnham) përshkroi ditë të errëta dhe të vështira për Ukrainën, të goditur nga bombardime të rënda gjatë 24 orëve të fundit dhe tha se presidenti Zelenski është gati të ulet dhe të diskutojë armëpushimin energjetik të propozuar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Mjerisht, ajo që kemi parë nga Rusia janë sulme të mëtejshme ndaj infrastrukturës kritike kombëtare në Ukrainë”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments