top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E BASHKUAR | MBRETËRESHA KAMILA (CAMILLA) PËRKUJTOI USHTARËT BRITANIKË TË RËNË NË KONFLIKTE USHTARAKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Mbretëresha Kamila (Camilla), në përputhje me traditën, hapi sot, në emër të Mbretit Karl (Charles) III, ceremonitë e planifikuara për këtë javë dhe javën tjetër në kujtim të ushtarëve të rënë të Britanisë në të gjitha armët dhe në të gjitha konfliktet ushtarake.


Këto ngjarje do të kulmojnë të dielën në përkujtimin solemn të Ditës së Përkujtimit, nën simbolin e lulekuqes, lules së kuqe që përdoret tradicionalisht në Mbretëri për të nderuar vdekjet ushtarake.


Sovrania, e veshur me një uniformë blu nderi me një beretë të kuqe, i bëri homazh sakrificës së atyre që luftuan për vendin e tyre duke vendosur një kryq të mbuluar me lulekuqe në Kopshtin e Përkujtimit.


Pastaj ajo mbajti heshtjen tradicionale prej një minute - të ndërprerë nga zilja e Big Ben-it - së bashku me zyrtarë të lartë të forcave të armatosura, Hirësinë Deivid Holli (Reverend David Hoyle), Rektor i Katedrales Uestminstër (Westminster), dhe veteranë të shumtë, por edhe familjet e tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page