PALLATI I BAKINGHEM (BUCKINGHAM): MBRETI KARL (CHARLES) III DHE MBRETËRESHA KAMILA DO TË VIZITOJNË VATIKANIN PËR TU TAKUAR ME PAPA LEO XIV-të.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27
- 2 min read

Londër, Britania e Madhe | Pallati i Bakinghemit (Buckingham) ka njoftuar zyrtarisht se Mbreti Karl (Charles) III dhe Mbretëresha Kamila (Camilla) do të bëjnë një vizitë shtetërore në Vatikan në fund të tetorit dhe do të takohen me Papa Leo XIV-të.
Njoftimi vjen pas raportimeve të fundit në shtyp.
Pallati mbretëror nuk ka dhënë ende detaje ose data, të cilat, do të komunikohen në kohën e duhur.
Megjithatë, ai specifikon se, me këtë rast, Madhëritë e Tyre do t'i bashkohen Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV-të në festimin e Jubileut të vitit 2025, dhe se vizita synon gjithashtu të nënvizojë angazhimin ekumenik të Kishës së Anglisë dhe Kishës Katolike për të reflektuar në këtë Vit Jubileu mbi udhëtimin e përbashkët të Pelegrinëve të Shpresës.
Sovrani i Shtëpisë së Uindsor (Windsor) është nominalisht kreu i Kishës Anglikane, një rol që Mbreti 76-vjeçar Karl (Charles) III - në gjendje të mirë në dukje pavarësisht trajtimeve që ai vazhdon t'i nënshtrohet periodikisht për të kontrolluar kancerin me të cilin u diagnostikua në fillim të vitit 2024 - e interpreton me vëmendje të veçantë ndaj frymës ekumenike midis besimeve të krishtera dhe një dialogu edhe më të gjerë.
Madhëritë e tyre duhej të bënin një vizitë shtetërore në Selinë e Shenjtë në të njëjtën kohë me atë që bënë në Itali në prill, në Romë dhe Ravena, por shëndeti i Papa Françeskut në fund e detyroi atë të anulohej dhe shtyhej.
Gjatë atij udhëtimi, familja mbretërore britanike u prit megjithatë në minutën e fundit nga Papa i atëhershëm në një vizitë private, disa javë para vdekjes së tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments