MBRETËRESHA KAMILA (CAMILLA) E MBRETËRISË SË BASHKUAR MBUSHI 78 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 17
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Një portret i ri fotografik, i publikuar nga Pallati Bakinghem (Buckingham), feston sot ditëlindjen e 78-të të Mbretëreshës Kamila (Camilla).
Dikur një figurë kontroverse brenda mbretërisë, e etiketuar si një ish-rivale e Zonjës Diana, ajo tani është vlerësuar mirë nga nënshtetasit britanikë për vite me radhë.
Imazhi, i bërë nga z. Kris Xhekson (Chris Jackson), tregon sovranen duke buzëqeshur, në dukje e qetë dhe me shëndet të mirë, e mbështetur në një gardh në rezidencën e saj private në fshat në Reimill (Raymill), në qarkun anglez të Uilltshaiërit (Wiltshire).
Përvjetori kurorëzon një vit të ngjeshur së bashku me bashkëshortin e saj, Mbretin Karl (Charles) III, i cili, është një vit më i ri se ajo (ai do të mbushë 77 vjeç në muajin nëntor), por vazhdon të luftojë me trajtimet që vazhdon t'i nënshtrohet për të menaxhuar kancerin me origjinë të paspecifikuar, të diagnostikuar në fillim të vitit 2024.
Ky kontekst nuk e ka penguar deri më tani sovranen të kryejë një aktivitet publik praktikisht rutinë, të shënuar vetëm në muajt e fundit nga ngjarje të tilla si vizita shtetërore në Itali në muajin prill (ku çifti mbretëror festoi 20-vjetori e martesës); udhëtimi në Kanada për inaugurimin e vitit të ri parlamentar në Otaua (Ottawa) dhe pritja e fundit për vizitën e fundit shtetërore të Presidentit francez Emanuel Makron në Mbretërinë e Bashkuar.
Por është gjithashtu një kontekst në të cilin Mbretëresha Kamila (Camilla) ka intensifikuar rolin e saj personal si përfaqësuese e monarkisë Uindsor (Windsor) në mbështetje të bashkëshortit të saj, duke shumëfishuar angazhimet e saj.
Së fundmi, me praninë e saj në Uimbledon (Wimbledon), në një nga ditët e turneut të famshëm të tenisit, dhe përsëri - që nga fillimi i kësaj jave - me një vizitë në një paliativ për fëmijë në Devon dhe një tjetër dje në bordin e nëndetëses bërthamore Astute, në bazën e Marinës Mbretërore në Pleimauth (Plymouth).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments