top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARSI DIKUR ISHTE I BANUESHËM | U GJETËN DEPOZITA TË MËDHA KARBONI TË PRODHUARA NGA CO2 KUR MARSI KISHTE OQEANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 18
  • 2 min read
Marsi i fotografuar nga sonda evropiane Mars Express.
Marsi i fotografuar nga sonda evropiane Mars Express.

Uashington, Amerikë | Ka ardhur prova se Marsi dikur ishte i banueshëm.

 

Këto nuk janë mbetje të formave të jetës, por depozita të mëdha karbonatesh, domethënë minerale të prodhuara nga CO2 i pranishëm në atmosferën e lashtë të planetit, kur ai ishte ende i ngrohtë dhe i pasur me oqeane.

 

Depozitat e karbonatit tregojnë se cikli i karbonit ka qenë aktiv në Mars në të kaluarën, domethënë ka ndodhur procesi i shkëmbimit të karbonit midis atmosferës, oqeaneve dhe tokës, i cili është thelbësor për jetën.

 

Zbulimi është publikuar në revistën Science, e cila, ia kushton kopertinës dhe është koordinuar nga grupi nga Universiteti Kanadez i Kalierit (Calgary) i drejtuar nga z. Benjamin Tutolo.

 

Ky është një zbulim befasues dhe i rëndësishëm - vëren z. Tutolo - sepse na tregon se planeti ishte i banueshëm.

 

Depozitat u gjetën nga roveri Curiosity i NASA-s, i cili, që nga viti 2012 ka eksploruar një nga vendet më magjepsëse në planet, kraterin Gale, i cili, besohet se ka qenë i pushtuar në të kaluarën nga një liqen i madh.

 

Falë kërkimeve të kryera në Mars deri më tani nga roverët dhe satelitët, ne e dimë se planeti dikur kishte një atmosferë më të trashë se sa sot por dhe lumenj dhe dete në sipërfaqen e tij.

 

Megjithatë, deri më tani, vetëm sasi të vogla karbonatesh janë gjetur në sipërfaqen e Marsit.

 

Pas vitesh kampionimi, Curiosity u ka dërguar studiuesve të dhënat që ata kanë ndjekur prej vitesh, të cilat, tregojnë se Marsi përmban depozita sideriti (karbonat hekuri) në përqendrime të larta brenda shtresave të pasura me sulfat magnezi.

 

Zbulimi erdhi si befasi për studiuesit sepse matjet e bëra nga satelitët që rrotullohen rreth Marsit nuk kishin zbuluar kurrë karbonate në atë zonë.

 

Prandaj, autorët e hulumtimit besojnë se sideriti u formua pas reaksioneve midis ujit dhe shkëmbit dhe proceseve të avullimit, gjë që tregon se CO2 nga atmosfera u kap në shkëmbinjtë sedimentarë.

 

Këta të fundit janë bërë kështu ajo që studiuesit e quajnë një arkiv i madh i atmosferës së lashtë të Marsit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page