RAUNDI I RI I NEGOCIATAVE SHBA-IRAN DO TË MBAHET NË KATAR NË MUAJIN KORRIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 27
- 1 min read
Riad, Arabia Saudite | “Një raund i ri bisedimesh ShBA-Iran pritet të fillojë në korrik dhe të mbahet në Doha të Katarit, për të adresuar çështjen e aseteve të ngrira iraniane”.
Kështu raportoi enti mediatik arab “Al Arabiya”, duke cituar burimet e veta.
“Pakistani më vonë do të organizojë një raund negociatash midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi çështjen bërthamore”, shtoi enti mediatik në fjalë.
Ai raportoi edhe për një vizitë zyrtare në Iran nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif më 2 korrik 2026.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments