PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): IRANI LËSHOI KATËR DRONË DREJT ANIJEVE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 27
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Republika Islamike e Iranit ka lëshuar të paktën katër dronë drejt anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Një nga dronët goditi kuvertën e sipërme të një anijeje mallrash të madhe dhe shumë të shtrenjtë.
U raportuan dëme, por anija arriti të vazhdonte lundrimin. Ne qëlluam tre dronë të tjerë.
Natyrisht, kjo është një shkelje e pamend e marrëveshjes sonë të armëpushimit”.
Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror “Truth”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments