LAGJJA NR.1; POGRADEC | MUHAMET SHEMLIKO U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Lagjja Nr.1, Pogradec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Muhamet Shemliko, me moshë 78 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.
78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments