LIBAN | UDHËHEQËSI I ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH NAIM KASEM (QASSEM): MARRËVESHJA ËSHTË E PAVLEFSHME; DISPOZITAT E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT IRAN-SHBA NUK DUHET TË ZBATOHEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 27
- 1 min read
Bejrut, Liban | “Kjo marrëveshje është e pavlefshme dhe dispozitat e Memorandumit të Mirëkuptimit Iran-ShBA nuk duhet të zbatohen.
Marrëveshja Kornizë e Uashingtonit është një poshtërim, një turp dhe një heqje dorë nga sovraniteti.
Prandaj, u themi autoriteteve libaneze se është koha që ju të tërhiqeni nga gabimet tuaja që po shkatërrojnë Libanin.
Ne nuk e kemi braktisur fushën në rrethanat më të vështira dhe nuk do ta braktisim atë”.
Kështu tha udhëheqësi i organizatës terroriste Hezbollah, Naim Kasem (Qassem), i cituar nga enti mediatik katarez “Al-Jazeera”.
“Autoritetet legjitimojnë vazhdimin e pushtimit për shumë vite dhe kjo mund të çojë në aneksimin e këtyre territoreve nga entiteti sionist.
Lidhja e tërheqjes izraelite me çarmatimin e rezistencës është një propozim shumë i rrezikshëm që kalon çdo vijë të kuqe”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments