top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARIAH KERI (CAREY) HUMBI NËNËN DHE MOTRËN E SAJ NË TË NJËJTËN DITË | KËNGËTARJA E DËSHPËRUAR THA SE ISHTE ME ZEMËR TË THYER EDHE PSE GJITHË JETËN PATI SHERRE ME TO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2024
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Një tragjedi e dyfishtë ka goditur Mariah Carey: këngëtarja All I Want for Christmas humbi nënën e saj, Petrishën (Patricia), dhe motrën Ellisoun (Alison) në të njëjtën ditë fundjavën e kaluar.

 

Jam me zemër të thyer. Kam humbur nënën time dhe në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime vdiq po atë ditë”, tha ajo për revistën Pipll (People).

 

Një ish-këngëtare e operës që studioi në Juilliard, nëna e saj ishte 87 vjeç.

 

Motra Ellisoun (Alison) ishte 63 vjeç, me një jetë të karakterizuar nga varfëria, droga dhe problemet me ligjin.

 

Këngëtarja tha se ndihet me fat që ka mundur të kalojë javën e fundit të jetës së saj me nënën e saj Petrishë (Patricia).

 

Këngëtarja 55-vjeçare e Vision of Love kishte pasur më parë marrëdhënie të vështira me të dyja femrat.

 

Veçanërisht me motrën, një ish-e varur nga HIV-pozitiv dhe shpeshherë e pastrehë, ajo nuk kishte pasur marrëdhënie me atë në 30 vitet e fundit, e traumatizuar sepse motra e saj, siç tregoi ajo vetë në kujtimet e saj The Meaning of Mariah Carey, e kishte droguar me Valium, i ofroi asaj një dozë kokaine, e dogji me ujë të çajit të vluar duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë dhe tentoi t'ia shiste dikujt, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç.

 

Motra, e cila paditi këngëtaren pas botimit të librit, po merrte kujdes paliativ kur vdiq.

 

Në librin e kujtimeve, pesë herë fituesja e Grammy-it kishte nxjerrë në pah marrëdhënien e ndërlikuar me nënën e saj, së cilës i kishte atribuar frymëzimin për të hyrë në botën e muzikës, por edhe duke përshkruar argumentet që e lanë atë të dhimbshme dhe konfuze.

 

Në një intervistë të vitit 2022, këngëtarja rrëfeu se ajo ishte pa dyshim e ndikuar nga kritikat e nënës së saj në vitet e saj të formimit.

 

“Si shumë aspekte të jetës sime, lidhja me nënën time ishte plot kontradikta dhe rivalitete. Nuk ishte kurrë bardh e zi, por një ylber emocionesh”, shkruan ajo në autobiografinë e saj, duke folur për një marrëdhënie të krijuar nga krenaria, dhimbja, turpi, mirënjohja, xhelozia, admirimi dhe zhgënjimet dhe duke shpjeguar se një dashuri e ndërlikuar e mbante zemrën e saj të lidhur me nënën e saj, me të cilën ajo regjistroi duetin Come All Ye Faithful/Hallelujah Chorus për albumin e saj të dytë të Krishtlindjeve në vitin 2010.

 

Nëna e saj divorcua nga babai, z. Alfred Roy Carey, kur këngëtarja ishte tre vjeç.

 

Alfred Carey vdiq nga kanceri në vitin 2002. në moshën 72-vjeçare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page