top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MALTA ULI TAKSAT PËR PRINDËRIT NË PËRPJEKJE PËR TË RRITUR SHKALLËN E LINDSHMËRISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 2 min read
ree

Valeta, Maltë | Malta njoftoi të hënën ulje taksash për prindërit e dy ose më shumë fëmijëve, në një përpjekje qeveritare për të luftuar rënien demografike të saj.


Ministri i Financave, Klaid Karuana (Clyde Caruana), i tha parlamentit se shkalla shumë e ulët e lindshmërisë së popullsisë vendase të ishullit mesdhetar ishte sfida më e madhe me të cilën përballet vendi.


Ne duhet të inkurajojmë më shumë familje që të kenë të paktën dy fëmijë”, tha Ministri Karuana (Caruana) në një fjalim mbi buxhetin e Maltës për vitin 2026.


Një raport nga agjencia statistikore e BE-së, Eurostat, këtë vit tregoi se Malta kishte shkallën më të ulët të fertilitetit në bllok në vitin 2023, me 1.06.


Kryepeshkopi katolik maltez, Karl Shikluna (Charles Scicluna), tha në shtator se Malta përballet me zhdukje etnike.


Edhe pse me popullsi të dendur, me rreth 1704 banorë për kilometër katror, ​​pothuajse një e treta e popullsisë së Maltës përbëhet nga punëtorë të huaj dhe familjet e tyre.


Ministri Karuana (Caruana) tha të hënën se prindërit e dy ose më shumë fëmijëve, nga viti 2026, nuk do të paguajnë asnjë taksë mbi të ardhurat për 18500 eurot e para (21575 dollarë) të të ardhurave të tyre.


Kjo do të rritet në 30000 euro për secilin deri në vitin 2028. Uljet e taksave do të ruhen derisa fëmijët të mbushin 23 vjeç.


Skema është e ngjashme me një tjetër të njoftuar në Poloni në muajin shtator, e cila, do të heqë taksën për familjet me të paktën dy fëmijë që kanë të ardhura deri në 32973 euro.


Ministri Karuana (Caruana) tha në shkurt se popullsia vendase e Maltës është aktualisht 406 mijë nga të cilët 24% janë mbi 65 vjeç.


Në fjalimin e tij për buxhetin, Ministri Karuana (Caruana) tha se Malta parashikohet të ketë rritje të PBB-së prej 4.1% në terma realë në vitin 2026, kryesisht e ngjashme me vitin 2025.


Borxhi kombëtar parashikohej të ishte i qëndrueshëm në 47.1% të PBB-së.


Deficiti parashikohej të binte në 3.3% të PBB-së këtë vit dhe 2.8% vitin e ardhshëm”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page