MALTA DO TA NJOHË SHTETIN E PALESTINËS NË MUAJIN SHTATOR | NJOFTIMI U BË NË FACEBOOK NGA KRYEMINISTRI MALTEZ ROBERT ABELA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 1 min read

Valetë, Maltë | Malta do ta njohë gjithashtu shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të ardhshme.
Kryeministri maltez Robert Abela e njoftoi këtë, pas hapave të ngjashëm të ndërmarrë nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
“Si qeveri, ne kemi vendosur që, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtatorin e ardhshëm, vendi ynë do ta njohë shtetin palestinez”, shkroi Kryeministri Abela në rrjetin social virtual “Facebook”.
“Pozicioni i vendit tonë tregon angazhimin tonë për të gjetur një zgjidhje për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments