LUIGJI I XVI | ISH-MBRET I FRANCËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 6, 2023
- 1 min read

Paris, Francë | Mbreti i Francës në kohën e Revolucionit Francez, Luigji i XVI kryesoi një kohë krize financiare, që kontribuoi drejtpërdrejt në shpërthimin e revolucionit, në vitin 1789.
Në atë vit ai mblodhi Estates-General. Pakënaqësia midis klasës së lartë dhe të mesme çoi në një revoltë kundër monarkisë.
Ikja e tij në Varennes në vitin 1791 minoi ndjeshëm besueshmërinë e monarkisë si institucion.
Në vitin 1792 ai u arrestua pas një kryengritjeje që ndodhi në muajin gusht.
Monarkia u shfuqizua vitin e ardhshëm, u shpall një republika, dhe ai, së bashku me gruan e tij jopopullore, Mari Antonetën (Marie Antoinette), u ekzekutuan me gijotinë, më 21 janar 1793.
Ai pati lindur më 23 gusht 1754, në Pallatin e Versajës, në Francë, dhe i përkiste shenjës horoskopike të virgjëreshës.
Kur vdiq ishte 38 vjeç.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)






















Comments