top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | ERMOND GJINA U ARRESTUA; HAJDUT SERIAL (6 VJEDHJE MOTOMJETESH DHE SHITJE PËR PJESË KËMBIMI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ermond Gjina, me moshë 33 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni i koduar “Remove”, zbardhen 6 raste të vjedhjes së motomjeteve, gjatë 2 muajve të fundit.


Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato.


Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura.


Procedohet penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimeve për vjedhjen e disa motomjeteve, kanë finalizuar operacionin policor “Remove”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:


-E. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas vidhte motomjete me qëllim çmontimin në pjesë dhe shitjen e tyre, kryesisht në subjekte që shesin pjesë mjetesh.


Ai dyshohet se ka vjedhur 6 motomjete, gjatë muajve mars dhe prill 2026.


Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përvetësuar 1 motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura nga i arrestuari.


Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page