AUSTRALI | QEVERIA NDALOI HYRJEN E TURISTËVE IRANIANË ME VIZA GJASHTËMUJORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 57 minutes ago
- 1 min read
Sidnei, Australi | “Turistët iranianë me viza të vlefshme do të ndalohen të hyjnë në Australi për gjashtë muajt e ardhshëm, për shkak të shqetësimeve se ata mund të mos jenë në gjendje ose të kenë pak gjasa të kthehen në shtëpi pasi t'u skadojnë vizat”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “BBC” duke cituar Ministrin e Punëve të Brendshme Toni Bërk (Tony Burke).
Masa, e cila hyn në fuqi të enjten, do të prekë afërsisht 6800 mbajtës të vizave iraniane, megjithëse bëhen disa përjashtime, duke përfshirë bashkëshortët dhe fëmijët e qytetarëve australianë.
Disa parlamentarë dhe aktivistë të të drejtave të refugjatëve, e kanë quajtur vendimin një dështim moral dhe paralajmëruan se ai vendos një precedent të rrezikshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments