QENDRA KORREKTUESE DUBRAVË | MIRSAD GUSHANAJ DHE ATDHE BAHTIRI NËN PROCEDURË PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Qendra Korrektuese Dubravë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Mirsad Gushanaj.
2- Z. Atdhe Bahtiri.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një sasi lënde narkotike, për të cilën, z. Gushanaj pretendon se i përkiste z. Bahtiri.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për të zbuluar se kush prej tyre e kishte në zotërim lëndën narkotike, konkretisht, për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments