ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RUMANI: UDHËHEQËSI I EKSTREMIT TË DJATHTË DHE EUROSKEPTIKU GEORGE SIMION SHPALLI FITOREN | UNË JAM PRESIDENT - THA AI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Bukuresht, Rumani | Në Rumani, udhëheqësi i ekstremit të djathtë dhe euroskeptiku George Simion e ka shpallur publikisht veten fitues të zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht sondazheve që tregojnë se kryetari i bashkisë së qendrës së moderuar të Bukureshtit, Nikushor (Nicușor) Dan, është në epërsi të qartë.
Duke folur menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 21:00 sipas orës lokale (20:00 në Shqipëri), z. Simion tha: “Ne jemi fituesit e qartë të këtyre zgjedhjeve. Ne shpallim fitoren në emër të popullit rumun”.
Ai e përshkroi gjithashtu rezultatin si fitoren e z. Kalin Georgesku (Calin Georgescu) - aleatit të tij politik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários