LEONARD MNELLA (OSE LEON KOLMNELA OSE LEONARD KOLMNELA) U EKSTRADUA NË ITALI | 25 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 16
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit kryen ekstradimin në Itali të:
1- Z. Leonard Mnella (ose Leon Kolmnela; ose Leonard Kolmnela).
Fillimisht ai u arrestua në Miçigan të ShBA-ës në vitin 2024 falë një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit në bashkëpunim me autoritetet amerikane; më pas u ekstradua në Shqipëri.
Për t’i shpëtuar kapjes policore ai kishte sajuar tre identitete të ndryshme.
Gjithashtu, kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij që në vitin 2003, nëpërmjet një vendimi gjyqësor, të shqiptuar nga një gjykatë shqiptare, duke u deklaruar i vdekur në Amerikën Latine.
Ai është i dënuar me 25 vjet heqje lirie për:
1- Bashkëpunim në organizatë kriminale.
2- Rrëmbim personi.
3- Tentativë zhavatjeje.
4- Shkelje të ligjit për armët.
5- Trafik drogërash.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments