IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): SAPO TË FINALIZOHET DRAFTI DO TË NËNSHKRUHET NGA DISTANCA; MUND TË NDODHË BRENDA PAK DITËVE NË VIJIM; JAM SHUMË I BINDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 13
- 1 min read
Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi) tha se sapo të finalizohet, draft-marrëveshja me Shtetet e Bashkuara do të nënshkruhet nga distanca, gjë që mund të ndodhë në ditët në vijim.
“Sapo të përfundojnë fazat përfundimtare të negociatave tona, kjo marrëveshje do të nënshkruhet dhe shpallet.
Nënshkrimi fillimisht do të bëhet në mënyrë dixhitale. Secila palë do të nënshkruajë nga distanca.
Pas kësaj, do të njoftohet se ky memorandum mirëkuptimi është nënshkruar nga të dyja palët”, tha ministri Aragçi (Araghchi) në një intervistë në televizionin shtetëror.
“Kjo mund të ndodhë brenda pak ditëve të ardhshme. Jam shumë i bindur”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments