top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PO BËJMË ATË QË ËSHTË E NEVOJSHME; ËSHTË E RËNDËSISHME QË BASHKIMI EVROPIAN TË MBAJË FJALËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Falënderoj të gjithë bashkëqytetarët tanë që luftojnë për Ukrainën, punojnë për shtetin tonë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e interesave tona kombëtare.


Gjithashtu falënderoj të gjithë partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe personalisht çdo udhëheqës për këtë hap të rëndësishëm të ndërmarrë për të mirën e Evropës.


Ukraina po mbron veten dhe, duke vepruar kështu, po mbron të gjithë Evropën; idenë se kombet evropiane mund të jetojnë së bashku, të lira dhe në paqe.


Siç e kemi thënë tashmë, Ukraina po bën atë që është e nevojshme dhe është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian ta mbajë fjalën e tij.


Hapja e grupit të parë përfaqëson mbështetje të rëndësishme politike dhe morale për vendin dhe popullin tonë”.


Kështu shkroi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin social virtual Iks (X), duke ripostuar postimin e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) që njoftonte miratimin e shteteve anëtare për të hapur raundin e parë të negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.


Gjithashtu e falënderojmë Evropën për gjithë mbështetjen e saj, një mbështetje që tregon lidership të vërtetë dhe na ndihmon të mbrojmë jetët njerëzore.


Gjithçka është bërë edhe për hapjen e grupeve të ardhshme. Së fundmi, e përgëzojmë Moldavinë për këtë hap, të cilin po e ndërmarrim së bashku”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page