SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: PËRSHËNDETJE POPULLIT RUS; MBETEMI TË PËRKUSHTUAR NDAJ PAQES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, uroi popullin rus për Ditën Kombëtare të Rusisë, festën e tyre kombëtare, që festohet sot, duke theksuar se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të çuar përpara një zgjidhje paqësore të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kështu thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
“Ne mbetemi shpresëplotë se një paqe e qëndrueshme do të hapë rrugën për një të ardhme më të begatë për popullin rus dhe një marrëdhënie më konstruktive midis dy vendeve tona”, u tha në deklaratën zyrtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments