top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): ADMINISTRIMI I NGUSHTICËS SË HORMUZIT NUK DO TË JETË MË KURRË I NJËJTË; DO TË VENDOSEN TAKSA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 1 min read

Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), tha se një projekt-marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshin përfundimin e bllokadës detare të porteve iraniane dhe dispozita për menaxhimin e Ngushticës strategjike të Hormuzit.


Bllokada detare duhet të hiqet plotësisht. Kjo është pika e parë e përmendur në marrëveshje”, tha ministri Aragçi (Araghchi) në një intervistë në televizionin shtetëror.


Irani ka marrë një vendim të prerë; administrimi i Ngushticës së Hormuzit nuk do të jetë më kurrë i njëjtë”, tha ministri Aragçi (Araghchi), duke shtuar se diskutimet mbi këtë çështje janë duke vazhduar me Omanin.


Ngushtica e Hormuzit është një nga mjetet më të rëndësishme penguese të Teheranit”, tha ai.


Lidhur me pagesat, ai tha se megjithëse Ngushtica e Hormuzit ishte e lirë për shumë vite, ajo nuk do të jetë më falas dhe shërbimet do t'i nënshtrohen një tarife.


Memorandumi i mirëkuptimit do të përfshijë një fund të luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin. Ne kurrë nuk do ta lëmë Libanin vetëm”, tha ai, i cituar nga enti mediatik katarez “Al Jazeera”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page