U ARRESTUA GLORILDO HALILI NGA ÇERMA E LUSHNJES | ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NGA INTERPOL ROMA
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 8, 2023
- 1 min read

Lagjja nr. 13, Durrës, Shqipëri | Z. Glorildo Halili, me moshë 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, të Lushnjes, u arrestua nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit, sepse, ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar. Autoritetet italiane të hetimit dhe të ndjekjes penale e akuzojnë si pjesëtar të një grupi të strukturuar kriminal, i cili, ishte i përfshirë për trafikimin e narkotikëve. Konkretisht, ndaj tij, Gjykata e Torinos, ka shqiptuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për figurat e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara këto nga Kodi Penal i Italisë. Tashmë z. Halili pritet të ekstradohet drejt Republikës së Italisë. Ishin specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dhe të koordinuara ndërmjet Interpol Tiranës, dhe Interpol Romës, që finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit, u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimin në Itali, z. Halili. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments