TEKSAS | NJË I VDEKUR DHE 11 TË PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Teksas, Amerikë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Nga të shtënat me armë zjarri mbeti një subjekt i vdekur; 11 të tjerë u plagosën.
Një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për të gjetur të dyshuarin.
“Kemi 11 viktima të njohura deri më tani”, tha kryebashkiakja Lori Blong në një konferencë për shtyp, duke shtuar se ka të paktën një viktimë që ka vdekur në vendngjarje, ndërsa theksoi se po zhvillohet një kërkim për të identifikuar të dyshuarin.
“Oficerët dëgjuan të shtëna me armë zjarri nga një ndërtesë në bllokun 4600 të West Wall Street dhe punuan shpejt për të siguruar dhe evakuuar zonën”, tha Shefi i Policisë Greg Snou (Snow), në një deklaratë të postuar në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments