top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAÇ: ERALDO DIBRA (ERALDO BASHA) U ARRESTUA; PLAGOSJE ME ARMË TË FTOHTË (THIKË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read
ree

Laç, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Eraldo Dibra (Eraldo Basha), me moshë 33 vjeç.


Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.


Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi:


-E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.


Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page