GAZETA BRITANIKE “THE GUARDIAN”: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KA VENDOSUR TË TËRHIQET NGA NDËRMJETËSIMI MIDIS RUSISË DHE UKRAINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) ka vendosur të tërhiqet nga ndërmjetësimi midis Rusisë dhe Ukrainës dhe dëshiron që Moska dhe Kievi të organizojnë një takim midis udhëheqësve të tyre pa ndërhyrë drejtpërdrejt për momentin”.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë i thanë këtë gazetës britanike “The Guardian”.
Në një intervistë me prezantuesin e Talk Show-t Mark Levin të martën, presidenti Tramp (Trump) tha gjithashtu se besonte se do të kishte qenë më mirë që Presidentët Putin dhe Zelenski të takoheshin pa të fillimisht.
Një zyrtar i lartë amerikan e quajti pozicionin e ri të tij një lloj qëndrimi pritës dhe shikues, gjë që dëshmohet më tej nga fakti që Presidenti Tramp (Trump) ia besoi çështjen Sekretarit të Shtetit Marko (Marco) Rubio.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários