LAGJJA NR. 1; POGRADEC | RENE HAXHIHYSENI (NGA DURRËSI) U GJET I VDEKUR POSHTË NJË PALLATI; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 14
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Z. Rene Haxhihyseni, me moshë 33 vjeç, nga Durrësi, u gjet i vdekur poshtë një objekti, nga një kat i lartë i të cilit dyshohet se ka rënë.
Në lidhje me rastin po kryen hetime penale paraprake për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Kufoma e të ndjerit do t’i nënshtrohet autopsisë për të zbuluar dhe dokumentuar shkaqet e vdekjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments