FSHATI TUSHEMISHT; POGRADEC | U ARRESTUA JETMIR MUÇLLARI (PRONARI I HOTEL “DRILONI”); U PROCEDUAN PENALISHT ILIRJAN TASELLARI; PROKOP PILINÇI; JOHAN MUÇLLARI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 20
- 2 min read

Fshati Tushemisht, Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Jetmir Muçllari (pronari i hotel “Driloni”).
Referuan akte proceduriale në Prokurorinë e Korçës për:
1- Z. Ilirjan Tasellari, me moshë 53 vjeç (kryeplak).
2- Z. Prokop Pilinçi, me moshë 35 vjeç.
3- Z. Johan Muçllari, me moshë 26 vjeç.
Ata janë nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuara si:
1- “Shpërdorim i tokës”.
2- “Ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi”.
Konflikti mes palëve nisi dje; me kryeplakun e fshatit Tushemisht, z. Ilirjan Tasellari, dhe një person tjetër, z. Pilinçi, për një rrugë, të cilën e pretendonte të vetën.
Nga hetimet penale paraprake u zbulua se z. Jetmir Muçllari kishte kryer punime ndërtimi pa leje në sipërfaqen e tokës që ai pretendon se është në pronësi të tij.
Ajo sipërfaqe toke është pjesë e një zone të mbrojtur.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) i bashkisë së Pogradecit kishte pezulluar punimet në këtë zonë një javë më parë. Çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Z. Jetmir Muçllari kishte vendosur një gardh rrethues në rrugën në kufi me pronën e kryeplakut të cilën e pretendon të vetën.
Ky episod është raportuar disa herë te autoritetet nga ana e kryeplakut Tasellari, çka ka sjellë me tej reagimin e ashpër nga pala tjetër (konflikti mes tyre është i përsëritur).
Në dëshminë e tij në Policinë vendore, z. Tasellari ka deklaruar se nuk ka konflikt pronësie, por, ka zbatuar detyrën si kryeplak.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. T. 53 vjeç, P. P., 35 vjeç, J. M., 26 vjeç, banues në Pogradec.
Dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments