LAGJJA NR. 1; POGRADEC | BANESA E KOZETA TEÇOS U PËRFSHI NGA ZJARRI; VDIQ NGA MBYTJA (ASFIKSI) E SHKAKTUAR NGA TYMËRAT | PO KRYEN HETIME PËR VRASJE; NË TRUP KA SHENJA DHUNE; KA TË SHOQËRUAR NË POLICI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 28
- 2 min read

Lagjja nr. 1, Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Banesa e znj. Kozeta Teço u përfshi nga flakët; për pasojë, znj. Teço vdiq.
Njoftim | Pogradec / Informacion paraprak.
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Në lidhje me vdekjen e znj. Kozeta Teço po kryen hetime penale paraprake për vrasje, për shkak se në trupin e saj u konstatuan shenja dhune.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇

Lagjja nr. 1, Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Ilirjan Selmani.
Ai konsiderohet doras në vrasjen e:
1- Znj. Kozeta Teço, me moshë 52 vjeç.
Dyshohet se mes tyre ka pasur një lidhje sentimentale.
Z. Selmani e mohoi përfshirjen në krim, duke iu deklaruar gazetarëve se:
1- “Nuk jam vrasësi unë ore jo”.
Nga hetimet penale paraprake është arritur në konkluzionin gjyqësor se:
1- Banesës iu vu flaka me qëllim fshehjen e provave (ishin dy vatrat e zjarrit në banesë ato që i bindën hetuesit se flakët nuk kishin qenë aksidentale por të ndezura nga dorë njeriu).
Në një kosh mbeturinash u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal një armë e ftohtë (thikë).
Në tupin e viktimës u konstatuan shenja dhune; çarje në grykë; një plagë në krah.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments